Arrestohet një shtetas nga Bangladeshi, i ndihmonte emigrantët për 300 euro

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi u arrestua në Shqipëri duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm. I.S., u kap në afërsi të fshatit Grapsh, duke ndihmuar emigrantët nga vendet e treta për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt një fitimi prej 300 euro për person.

Mësohet se në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.

Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.