Qëlloi 11 herë me thikë moldaven, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm

Një 29-vjeçar shqiptar, është dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një gruaje moldave në vitin 2019.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Abruzzo në vitin 2019, kur Roland Bushi qëlloi 11 herë me thikë 33-vjeçaren Aliona Oleinic sepse ajo refuzoi të dilte me të.

Të martën në mëngjes, Roland Bushi doli para gjykatës duke thënë se një ngatë pasi kishte konsumuar alkool dhe drogë, donte thjesht ta kërcënonte, jo ta vriste.

“E goditja një herë, nuk kuptova asgjë më. Më ‘pushtoi’ djalli, nuk i kuptova goditjet që dhashë. U ula në gjunjë para saj dhe i dhashë një puthje”, tha Bushi. Ndërsa avokati i tij shtoi se shqiptari donte të kërcënonte moldaven pasi kishte parë që ajo po dilte me një tjetër, shkruajnë mediat italiane.

Pas ngjarjes Oleinic u dërgua në spitalin e Chietti ku kreu gjashtë operacioni dhe më pas u dërgua në poliklinikën e Romës ku ndërroi jetë pas 45 ditësh./tch/