I shqetësonte qytetarët në park, arrestohet ‘ferizajlia’

Një person në Ferizaj është arrestuar për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publiek’ pasi i ka shqetësuar qytetarë në parkun e qytetit. Ai nuk posedonte asnjë dokument identifikues.

Rr. Ramadan Rexhepi, Ferizaj 14.05.2021 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shqetësuar disa qytetarë në parkun e qytetit dhe i njëjti nuk posedon asnjë dokument identifikues. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.