‘Maskat’ plagosin vëllain e ‘amerikanit’

Një qytetar i Pejës ka marrë plagë nga armë zjarri nga persona të panjohur, të cilët kishin hyrë në shtëpinë e vëllait të tij për të plaçiktur dhe tani ndodhet në QKUK për trajtim. Pronari i shtëpisë (vëllai i tij) jeton në Amerikë. 

Fsh. Nobërgjan, Pejë, 13.05.2021 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga disa persona të maskuar, të cilët kishin hyr në shtëpinë e vëllait të ankuesit (i cili jeton në Amerikë). Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)