41-vjetori i daljes së revistës së parë enigmatike në Kosovë

Më 15 janar 1981 kishte dalë numri i parë i revistës enigmatike në Kosovë ‘Horizonti’, i përgatitur nga një grup enigmatësh, në krye Zijadin Hasanin.

Me të drejtë, Gjilani vlerësohet si qyteti ku ka zënë fill historia e engimatëve shqiptarë, ndërsa 15 janari mbetet data më e rëndësishme për enigmatikën shqiptare.

Doajeni i enigmatikës, Zijadin Hasani, një nga themeluesit e shoqatës dhe kryeredaktori i “Horizontit”, ka thënë se ‘Horizonti’ lindi dhe mbijetoi në rrethana mjaft të vështira, duke rikujtuar se asokohe revista kërkohej nga të gjithë.

Sot, 41 vite pas, për fat të keq, nuk del më ‘Horizonti’ dhe për më keq akoma, Kosova është mbase i vetmi vend në rajon ku nuk botohet asnjë gazetë tjetër. /Mediafokus.info