42-vjeçarja hidhet nga kati i tretë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele, kur një 42-vjeçare ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga pallati ku jetonte.
Policia bën me dije se shtetasja me inicialet D. P., 42 vjeçe, ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:50, në vendin e quajtur “Ardeno” në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

