48 emrat e LVV-së në legjislaturën e re të Kosovës
Partia e parë me më së shumti vota nga Zgjedhjet e vitit 2025 është Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 396 mijë e 022 vota apo 42.27 %, duke siguruar kështu 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Kandidati më i votuar në këtë parti dhe në raport edhe me të gjitha partitë e tjera është lideri i LVV-së, Albin Kurti, me 337 mijë e 101 vota. Në bazë të rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), koalicioni LVV- Lista Guxo- Alternativa do të ketë shumicën e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Për nga numri më i madh i votave, kandidatët që kanë arritur të sigurojnë votat për deputetë është kryekuvendari Glauk Konjufca dhe të gjithë ministrat e LVV-së që kanë qenë pjesë e Qeverisë Kurti II. Pra, Faton Peci, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu, Xhelal Sveçla, Donika Gërvalla- Schwarz, Ejup Maqedonci, Arben Vitia, Hajrulla Çeku, Artane Rizvanolli. Pos tyre, mandatin e deputeteve e kanë siguruar edhe Arbërie Nagavci, e cila gjendet ka mesi i listës për nga numri i votave, si dhe Rozeta Hajdari, e cila për nga numri i votave ka dalë e fundit në listën prej 48 më të votuarve.
Pjesa tjetër e koalicionit LVV- Lista Guxo- Alternativa që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës edhe në këtë legjislaturë janë: Avni Dehari, Mimoza Kusari-Lila, Shqipe Mehmeti- Selimi, Saranda Bogujevci, Mefail Bajçinovci, Jeta Statovci, Armend Muja, Haxhi Avdyli, Adelina Grainca, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Arbër Rexhaj, Dimal Basha, Fjolla Ujkani, Labinotë Demi-Murtezi, Valon Ramadani, Halil Thaçi, Fitore Pacolli- Dalipi, Artan Abrashi, Salih Zyba, Adriana Matoshi, Driton Hyseni, Fitim Haziri, Arjeta Fejza, Fatmire Kollçaku dhe Arijeta Rexhepi.
Për herë të parë pjesë e Kuvendit të Kosovës si përfaqësuese e zgjedhur do të jetë edhe Edona Llalloshi, e cila edhe pse ka kandiduar për herë të parë ka arritur të hyjë në 20-shen më të votuar të kësaj partie. Pos saj, pjesë e Kuvendit do të jenë: Nezir Kraki, Liza Gashi, Bylbyl Sokoli, Drita Pajaziti, Agim Bahtiri, Bajram Mavriqi, Ilir Kërçeli e Valon Hoti.
Për herë të parë jo si deputete, por si pjesë e koalicionit LVV-Lista Guxo- Aternativa në Kuvend do të jetë Albena Reshitaj, e cila pak para fushatës zgjedhore kaloi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Listën Guxo.
Këto figura janë ata që kanë marrë më së shumti vota nga votimi në qendrat e votimit brenda Kosovës, në përfaqësi diplomatike, nga votat me postë, votat me kusht dhe personat me aftësi të kufizuara. Numërimi i votave ka përfunduar më 05.03.2025.
Sipas shifrave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka marrë 396.022 vota apo 42.27 për qind. Partisë që ka qeverisur katër vjet do t’i takojnë 48 ulëse në Kuvend. Kjo do të thotë se do ta ketë të vështirë formimin e Qeverisë pa koalicion. Gjithashtu, kandidati për kryeministër i kësaj partie, Albin Kurti, është bërë njeriu më i votuar ndonjëherë në Kosovë me mbi 337 mijë vota.
Pas LVV-së, Partia Demokratike (PDK) është renditur e dyta me 196 mijë e 353 vota apo 20.96 % dhe do t’i ketë 24 mandate. Lidhja Demokratike (LDK) me 171 mijë e 249 vota apo 18.28 % do t’i ketë 20 deputetë. Kursë, Koalicioni AAK-Nisma ka marrë 66 mijë e 226 vota apo 7.07%.
Lista Serbe do t’i ketë 10 ulëse, ndërsa një ulëse nga komuniteti serb e ka fituar partia e Nenad Rashiqit. 10 ulëset tjera janë fituar nga komunitetet tjera joshumicë, me dy deputetë Kosova Demokratik Partisi dhe me nga një deputetë janë partitët: Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Nova Demokratska Stranka, Socijaldemokratska Unija, Partia Liberale Egjiptiane, Koalicija Vakat, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Jedinstvena Goranska Partija dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës.
Zgjedhjet e vitit 2025 për Kuvend të Kosovës janë të gjashtat me radhë që janë mbajtur që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17.02.2008.

