LAJMI I FUNDIT: Vetëvendosje fiton 49.9% të votave totale, ja sa deputet do të ketë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga jashtë Kosovës. Sipas rezultateve Vetëvendosje ka siguruar 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës ose 49.9 për qind.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 19 deputet. Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 15 ulëse.

Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve do të shpallen nesër, e enjte 4 mars.

“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars. Rezultatet përfundimtare, ndër tjerash, do të përfshijnë rezultatet për të gjitha subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, dhe atë sipas vendvotimeve, qendrave të votimit, komunave dhe rezultatet e votave me kusht e atyre me postë”, ka thënë Valmir Elezi zëdhënës i KQZ-së, transmeton ballkani.

Ballkani.info ka siguruar dokumentin me rezultatet preliminare të votave të diasporës.