141 viktima nga COVID-19 në Shqipëri për 7 ditë

Njëzetenjë pacientë me COVID-19 humbën jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që nga 3,149 testime rezultuan gjithashtu të infektuar edhe 851 persona.

Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave 42-94 vjeç, kryesisht nga Tirana (6 pacientë), Elbasani (2 pacientë), Berati (2 pacientë), Kuçova (2 pacientë), Durrësi (1 pacient), Fieri (1 pacient) Kukësi (1 pacient) etj.

Prej 24 shkurtit në Shqipëri janë raportuar të paktën 19 viktima çdo ditë, me një total prej 141 viktimash në vetëm 7 ditë.