Vdes Murat Jashari, sulmuesi i avokatit Azem Vllasi

Ka vdekur Murat Jashari, sulmuesi dhe i dënuari për tentativë vrasjeje ndaj avokatit Azem Vllasi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur avokatja, Fehmije Gashi Bytyqi, përmes një shkrimi në Facebook.

Ajo ka treguar se Jashari ka vdekur në QKUK, teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij.

Murat Jashari nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë në fillim të shkurtit të këtij viti e ka shpallur fajtorë Murat Jasharin, për tentim vrasje të Azem Vllasit dhe për armëmbajtje pa leje.

Ndaj Jasharit gjykata kishte shqiptuar masën e trajtimit të detyrueshëm psikiastrik me ndalim në Institutin e Psikiastrisë Forenzike në Prishtinë.