Lirohen nga aktakuza të akuzuarit e rastit “Pronto”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka liruar sot të akuzuarit në rastin “Pronto” të lirohen nga aktakuza.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Shashivar Hoti, ka bërë të ditur vendimin, duke sqaruar se për Adem Grabovcin, Besim Beqajn, Zenun Pajazitin dhe 8 të akuzuarit e tjerë nuk është provuar se kanë kryer veprën penale për të cilën janë akuzuar.

Ata akuzoheshin për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”.

Në mesin e 11 të akuzuarve janë: ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti, ish-kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Nijazi Kryeziu, ish-shefja e Njësisë për furnizim në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti, ish-sekretari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ilhami Gashi, ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltari politik në MPB, Sedat Gashi, Ismet Neziraj, Xhavit Dakaj dhe Rexhë Abazi./MediaFokus/