49-vjeçarja e bën për spital motrën e saj, arrestohet nga Policia – viktima pëson thyerje
Një grua ka përfunduar në prangat e Policisë në Leposaviq, pasi e ka rrahur motrën e saj, e cila për pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore, raporton GazetaSinjali.
Gjatë intervistimit në Polici, 49-vjeçarja e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht viktimën.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit ajo është ndaluar për 48-orë.
Ndërkaq, si pasojë e dhunës fizike, viktima ka pësuar thyerje dhe ka kërkuar ndihmë në Qendrën e Mjekësisë Familjare ne Leposaviq.
“Me datën 07.03.2025, Stacioni Policor në Leposaviq është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) Leposaviq se një paciente me lëndime trupore (frakturë) ka kërkuar ndihmë mjekësore. Viktima pasi kishte pranuar trajtimin mjekësor ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj.
Policia ka arritur ta lokalizoj dhe të arrestojë të dyshuarën A.R 49 vjeçare e cila është intervistuar ne prani të avokatit mbrojtës dhe e njëjta e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht motrën e saj, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë.

