Lindita Nikolla zgjidhet kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

Me 79 vota pro dhe 4 kundër, Lindita Nikolla është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Deputetët e rinj kanë miratuar kandidaturën e propozuar nga kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, për postin e kryetares së Kuvendit.

Në seancën parlamentare të orës 17:00 të drejtuar nga deputetja më e vjetër në moshë, Luljeta Bozdo, u betuan 140 deputetët e rinj, pas miratimit të emrave të tyre nga Komisioni i Verifikimit të Mandateve.

Në momentin kur po votohej për Lindita Nikollën në postin e kryetares së parlamentit, opozita ka grisur fletët e votimit në shenjë proteste dhe për të evituar rrjedhjen e votave, ndërsa Sali Berisha i përjashtuar tashmë nga grupi i PD-së u largua nga salla dhe nuk mori pjesë në votim.

Por, ndryshe kanë vepruar aleatët e tjerë të demokratëve. Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ka zgjedhur të ushtrojë të drejtën e votës, ndërkohë që diçka e tillë u vu re edhe nga Monika Kryemadhi, Flamur Çela dhe Erisa Xhixho të LSI-së.

Ndërkohë LSI ka sqaruar se 4 votat e deputetëve të saj kanë qenë kundër zgjedhjes së Lindita Nikollës Kryetare Kuvendi.

Ndërkohë, Edi Rama, gjatë votimit të tij me një akt demonstrativ ka zgjedhur të mbledhë votat e grisura nga opozita, duke ia dorëzuar deputetit të PD-së, Belind Këlliçi.

https://mediafokus.infokush-eshte-lindita-nikolla-kryetarja-e-re-e-kuvendit-te-shqiperise/