5.492 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Kosova ka shënuar një rritje të frikshme të rasteve me Covid-19, ditëve të fundit, madje rritja është më e madhe se në disa shtete të rajonit. 

Sipas statistikave të fundit, Kosova ka rreth 5 mijë e 500 rasate aktive me këtë virus. Vetëm testimet e një dite kanë rezultuar me 1,128 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombetar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimisht kanë apeluar për vaksinim.