Përse nevojitet të bëjmë ndryshime në infermieri?

Sabedin Sherifi

Ne duhet te ndryshojme me qellim qe te permiresojme cilesine e kontributit tone unik qe ne si infermiere japim per kujdesin shendetesor te njerezve.

Infermieria mund te jepet ne cfaredo qender shendetesore si rutine. Kujdesi i orientuar ndaj punes rutine (ku nje infermiere jep te gjitha medikamentet, nje tjeter jep te gjitha trajtimet dhe disa te tjera i lajne pacientet) zakonisht eshte i bazuar ne zakone, rite, diagnoa mjekesore dhe ne trajtime mjekesore te pershkruara neper receta. Ky eshte krahasuar me nje model efikasiteti ose ndermarrjeje i cili pasqyron me teper vlerat burokratike sesa ato profesionale. Detyrat jane te renditura sipas kompleksitetit te tyre, me punonjesit me pak te kualifikuar te cilet kryejne punet me pak te komplikuara dhe detyrat me te komplikuara u ngarkohen punonjesve me te afte. Infermieria e orientuar ndaj detyrave mund te siguroje nje sherbim te menjehershem (dhe shpesh te efekshem nga ana teknike), por mund te siguroje edhe dicka me teper. Gjithashtu eshte e dobishme te vihet ne dukje se ka nje numer ne rritje te te dhenave kerkimore te cilat sugjerojne se disa nga detyrat rutine te infermierise nuk kane ate vlere te cilen na pelqen ne ta mendojme.

Ne duhet te jemi te ndershem ne pranimin e aneve negative te infermierise. Atehere kur jeni duke e mbrojtur infermierine, per shembull, ose ndjeheni jo mire rreth nderprejes se procedurave rutine, pyeteni veten tuaj nese kjo behet ne emer te sigurise, bindjes, pershtatshmerise, asaj cfare pret populli, deshires tuaj per te treguar kujdes ose per ndonje arsye tjeter. Perse, per shembull, eshte e pranueshme per njerezit qe te praktikojne vete-kujdes dhe kujdes per persona ne shtepite e tyre dhe jo neper institucione. Ne duhet ta kemi te qarte se kujdesi infermier varet nga shtrirja teritoriale dhe te pranojme se kemi avantazhe dhe disavantazhe ne ate se cfare bejme.

· Disavantazhet per pacientin/klientin

· Disavantazhet per infermieren qe kryen sherbimin

· Disavantazhet per zhvillimin e disiplines se infermierise

Listat tuaja (dhe ato te shume infermiereve te tjereve dhe e njerezve per te cilet ata kujdesen) perbejne racionalen per ndryshime ne menyren e te menduarit dhe te ofruarit te kujdesit infermier, te cilat jane marre ne shqyrtim ne pjesen e mbetur te ketij kapitulli.

Ne nuk po sugjerojme se ka nje menyre ushtrimi te infermierise e cila nuk ka disavantazhe, ose e cila do te kaperceje te gjitha disavantazhet te cilat kemi shenar ne liste. Ajo cfare sugjerojme dhe shpjegojme ne ne seksionin qe vjen me pas, eshte se ka nje rast teper bindes per te pershtatur nje trajtim sistematik te kujdesit infermier.

Ne pjesen e mbetur te ketij kapitulli ne do te epksplorojme me tej temen per ndryshimet dhe cfare perfshihet ne pershtatjen e nje trajtimi sistematik te kujdesit infermier.

Mbajeni listen e disavantazheve gjate kohes qe studioni kete kapitull dhe perpiquni te mbani ne shenim cfaredo disavantazhesh te tjera te cilat jane diskutuar dhe rruget me te cilat ky trajtim ndaj kujdesit shendetesor mund ti kaperceje ato.

Çfarë lloj ndryshimi është i nevojshem

Ndersa kerkesat per kujdes shendetesor shtohen dhe behen me te sofistikuara, sigurimi i kujdesit te kenaqshem behet me teper kompleks. Sherbimet shendetesore ekzistuese jo gjithmone reflektojne ndryshimet ne vlerat dhe realitetin shoqeror, politik dhe ekonomik.

Infermieret jane perfshire nga dilema qe po ndeshin te gjitha vendet evropiane per te siguruar nje sherbim shendetesor te kenaqshem perkundrejt nje realiteti me kufizime te burimeve dhe shtimit te veshtiresive ekonomike. Historikisht, infermieria nuk ka qene e efektshme ne qartesimin e kendveshtrimit te infermierise ose te kontributit te saj ne mjekesi. Ne qofte se ne thelb te infermierise qendron kujdesi, ose nese kjo eshte te pakten nje vlere e rendesishme profesionale, atehere infermieria ka te beje ne menyre te natyrshme me nje qenie njerezore tjeter, atje ku ekziston angazhimi per dinjitetin, humanizmin dhe barazine per te gjitha qeniet njerezore.

Kujdesi i cili mbeshtetet ne traditen dhe rutinen nuk perputhet me kete vlere. Infermieret kane nevoje te ekzaminojne cdo aspekt te mendimit dhe praktikes se tyre per t’u siguruar se ekziston nje pershtatje me e mire ndermjet vlerave dhe veprimeve tona. Praktikimi i infermierise ne nje menyre sistematike permireson kujdesin dhe kenaqesine e pacientit dhe eshte nje prej rrugeve me te cilat ne mund te bejme ndryshimet e nevojshme.

Te matim kontributin e infermierise per arsye ekonomike gjithashtu eshte bere nje perparesi. Infermieria eshte nje perberes themelor i te gjithe sistemit shendetesor. Infermieret perfaqesojne grupin me te madh te punonjesve shendetesore ne cdo vend evropian. Ndersa rrogat e infermiereve llogariten ne menyre gjithnje e me te pershtatshme, kostoja per sigurimin e kujdesit infermier ka filluar te shtohet dhe te behet nje ceshtje e rendesishme e buxhetit shendetesor. Ndersa kostoja vazhdon te rritet, perdorimi sa me i mire i mundshem i punes te cdo punonjesi te sistemit shendetesor behet thelbesor.

Përcaktimi i qëllimeve, roleve dhe funksioneve të infermierisë

Gjate gjysmes se dyte te shekullit te njezete ka patur nje kerkese gjithnje e ne rritje nga vete infermieret ne perpjekje per te percaktuar dhe pershkruar funksionin universal te infermierise. Shume njerez te cilet kane marre kujdes infermier e dine nepermjet eksperiences se tyre qe infermieria kontribon mbi kujdesin shendetesor ne dicka e cila eshte cilesisht e ndryshme nga kontributi i punonjesve te tjere te kujdesit shendetesor dhe shoqeror. Kjo njohuri nga eksperienca i coi njerezit te besonin se infermieria ishte nje komponent themelor i sistemit te kujdesit shendetesor.

Megjithate, ju mund ta keni me te veshtire, te percaktoni ne cfare kontribon infermieria tek kujdesi shendetesor e cila eshte e ndryshme dhe e dallueshme prej kontributit te punonjesve te tjere shendetesore. Kjo vjen pjeserisht per shkak te kompleksitetit te infermierise dhe konceptit te kujdesit. Infermieria ndryshon shume ne saje te vendit ku ju punoni, dhe thelbi i infermierise varet ne pergjigjen ndaj nevojave te cilat ndryshojne shume dhe perberjes te ndryshme te kujdesit.

Nje eksplorim i qellimeve dhe vlerave te infermierise ve ne dukje ate qe infermieria ka te perbashket ose te ndryshme nga profesionet e tjera te kujdesit shendetesor.

Qellimet e infermierise

Qellimet e infermierise jane te shumte dhe ndahen ne shkalle te ndryshme me punonjesit te tjere te kujdesit shendetesor.

Keto jane qellimet:

· Ndihmes se individeve, familjeve dhe grupeve per te percaktuar dhe arritur shendet fizik, mendor dhe shoqeror dhe te mireqenia brenda permbajtjes se ambientit shoqeror dhe ekologjik ku ata jetojne

· Promocionit dhe mbajtjes se shendetit pozitiv

· Maksimizimit te potencialit te njerezve per vete-kujdes

· Parandalimit I sëmundjeve

· Lehtesimin ose minimizimin e efekteve negative te shendetit te semure dhe semundjeve

· Plotesimit te nevojave te njerezve per kujdes fizik, emocional dhe shoqeror ne raste te shendetit te sëmure, pamundesise dhe vdekjes.

Besimet dhe vlerat

Besimet dhe vlerat te cilat e mbeshtesin infermierine jane gjithnje e me te rendesishme edhe per punonjesit e tjere te shendetesise. Ato perfshijne:

· Nje respekt dhe mirenjohje ndaj humanitetit te cdo personi

· Besimin se njerezit jane qenie komplekse

· Nje njohje te faktoreve te cilet influencojne ne eksperiencat e njerezve mbi shendetin dhe semundjet

· Nje njohje te nevojes per te promovuar dhe mirembajtur shendet gjate gjithe jetes

· Besimin qe njerezit kane te drejten te marrin pjese ne vendimet rreth kujdesit ndaj tyre

Pershkrimi i infermierise – kontributi unik i infermierise

Perpjekja per te pershkruar kontributin te cilin japin infermieret ne kujdes na inkurajon ne te shikojme rolin dhe funksionet e infermierise.

Megjithese nuk ka nje percaktim universal per infermierine, pershkrimi i funksionit unik te infermierit, i bere nga Virginia Henderson, eshte pare shpesh si percaktimi qe i afrohet me shume te vertetes dhe eshte njohur nga Keshilli Nderkombetar i Infermiereve (4).

“Funksioni unik i infermierit eshte te ndihmoje individin, te semure ose te shendoshe, per te kryer ato aktivitete te cilat kontribojne ne shendetin ose ne permiresimin e tij (ose ne nje vdekje te qete), aktivitete te cilat individet mund ti kryenin pa ndihme nqs ata do te kishin fuqine, deshiren dhe njohurite e nevojshme. Dhe ta bejne kete ne ate menyre qe ti ndihmoje njerezit te fitojne pavaresine (shendeteore) sa me shpesh qe te jete e mundur.”

…………………………………..

(Autori është DNP Mësimdhënës i Infermierisë Klinike dhe Specialist i Kujdesit Intensive dhe Emergjencës)