5 cent për marketing, marketet shesin qese me logo
Një numër marketesh në Kosovë po përdorin ende qese me logo të vetat, edhe pse Udhëzimi Administrativ e ndalon këtë tani që ato i faturohen konsumatorit.
Kjo nënkupton që kondumstori paguan për reklamën e kompanisë.
Qytetari nga Gjilani, Arben Dubova e ka vënë në dukje këtë dukuri, duke kërkuar nga inspekcioni që ta monitorojë zbatimin e Udhëzimit.
“Sot bleva në një market në qytet dhe mes tjerash paguajta edhe 5 cent për qese e cila ishte me logo të marketit!
Kjo praktikë është në kundërshtim me UA në fuqi pasi me këtë udhëzim ndalohet vendosja e logos në qese për të cilat paguan konsumatori.
Marketet e kanë mundësinë ta vendosin logon e tyre në qese, mirëpo për ato qese nuk mund të inkasojnë nga konsumatori sepse kjo i bie që unë po paguaj për marketingun e marketit!
Inspektoriati do të duhej ta monitorojë zbatimin e këtij udhëzimi sepse qysh në start ka fillu me keqpërdorime!
Mos paguaj nëse në qese është logo e biznesit!
Atë qese duhet ta paguajë shitësi nëse dëshiron që të reklamohet biznesi i tij, në të kundërtën për qese të tilla nuk mund të inkasohet nga konsumatori!
Ne do të paguajmë vetëm për qeset pa logo!”, ka shkruar ai.
