XHEVDA MAAE: Ne i respektojmë me përpikëri kriteret sizmike te ndërtimet tona

Tërmeti i lehtë i së shtunës që goditi Gjilanin, ka ngritur shqetësime te banorët e këtushëm sa i përket sigurisë së objekteve të banimit, duke e ditur se kjo komunë ishte goditur nga një dridhje shumë më e fuqishme në vitin 2002, shkruan gazeta online Mediafokus.info

Xhevdet Hajrullahu, pronar i kompanisë ndërtimore XHEVDA MAAE, njëra nga kompanitë ndërtimore më serioze në Gjilan, thotë se ata i respektojnë me përpikëri kriteret sizmike të ndërtimit. Si dëshmi për këtë, ai ofron elaboratin mbi ekspertizën sizmike të trojeve ku ka ndërtuar deri tani dhe ku po ndërton aktualisht.

‘Ne jemi shumë serioz dhe rigoroz sa i përket kritereve të ndërtimit dhe me to nuk bëjmë asnjë kompromis, sepse për ne siguria dhe jeta e qytetarit vlen më shumë se gjithçka tjetër’, thotë Hajrullahu, derisa shpalos një elaborat voluminoz e të detajuar të mikrozonimit, që sipas ekspertëve mund të përballojnë tërmete deri në 9 shkallë.

Dihet se Gjilani shtrihet në një zonë të ndjeshme sizmike, prandaj mirkozonimi është element i rëndësishëm sigurie në ndërtimet e larta.

Hulumtimet sizmike janë shumë të rëndësishme kur bëhet fjalë për planifikimin dhe ndërtimin e infrastrukturës së bankimit, si parakusht për zbutjen e efekteve të fatkeqësive të tilla në të ardhmen.

Ky edhe është qëllimi i përgjithshëm i inxhinierisë – identifikimi dhe zbutja e rreziqeve sizmike.

Mikrozonimi sizmik është faza fillestare e zbutjes së rrezikut të tërmetit dhe kërkon qasje multidisiplinare me kontributet e mëdha nga hulumtimet gjeologjike, sizmologjike gjeoteknike dhe inxhinierike.

Mikrozonimi sizmik mund të konsiderohet si një metodologji për të vlerësuar reagimin e shtresave të tokës nën goditjen e tërmetit dhe ndryshimi relativ i karakteristikave të lëkundjes së tokës nga tërmeti në sipërfaqen e një terreni për një fushë të veçantë. /Mediafokus.info