5 gra dhe 14 fëmijë shqiptarë kthehen nga Siria

5 gra dhe 14 fëmijët shqiptarë të cilët qëndruan për vite të tëra në kampet e ISIS në Siri, janë kthyer në Shqipëri.

Në operacionin për riatdhesimin e tyre u përfshinë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, konsulli shqiptar në Liban si dhe gjenerali Abbas.

Gjatë konferencës për shtyp për këtë operacion, kreu i qeverisë, Rama u shpreh se do të ketë dhe një tjetër aksion për kthimin e shqiptarëve të tjerë. /A2CNN