Kush është më bërllog këtu, pyet me ironi Agim Zeka

Liqeni i Livoqit te Gjilanit është pastruar javë më parë nga mbeturinat e shumta, shkruan Mediafokus.info.

Por, të shtunën është rikthyer pamja e vjetër e vrazhdë.

Persona të pandërgjegjshëm kanë dal për të shijuar bukuritë e këtij vendi, por që kanë lënë pas shëmtinë.

E për këtë fenomen, nuk ka lënë pa i ‘gozhduar’ Agim Zeka, që është drejtor ekzekutiv i Agjencië për Zhvillim Rajonal – lindje, por edhe nismëtari i pastrimit të kësaj zone rekreative.

“Duhet me qenë shumë bërllog i madh dhe me pas urrejtje shumë të madhe ndaj natyrës ata qe lënë pas vehtes kesi berrllogu…”, ka shkruar Zeka në profilin e tij në Facebook, teksa ka publikuar pamjet e tmerrshme të mbeturinave, transmeton Mediafokus.info/

Përndryshe, Liqeni i Livoqit është pastruar javë më parë në kudër të projektit ”Duane Liqenin Tuaj”, i cili është përfitues nga projekti “Empoëer – Engage – Build Oënership”, i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian, të menaxhuara nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, mbështetur nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), si dhe implementuar nga AZHR – Lindje./Mediafokus.info/

Ja pamjet para dhe pas pastrimit: