5 të vdekur dhe 228 raste të reja në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 5 pacientë kanë humbur jetën nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, humbën jetën: një qytetar nga Fieri 38 vjeç, një qytetare nga Pogradeci 70 vjeçe, një qytetar nga Korça 70 vjeç, një qytetar nga Berati 85 vjeç, një qytetar nga Vlora 90 vjeç.

Ndërkohë janë kryer 1513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19 228 qytetarë.