5 të vdekur me Covid në Tetovë
Situata me Covid po vazhdon të rëndohet tejmase edhe në Tetovë, ndërsa informacionet e fundit janë shumë dramatike për sa i përket numrit të personave që kanë humbur betejën me virusin brenda 24 orëve të fundit.
Duke iu referuar burimeve nga Spitali i Tetovës, portali tetovasot njofton për 5 të vdekur dhe 325 raste pozitive brenda 24 orëve.
122 persona janë me oksigjen dhe 203 janë më lehtë të prekur nga virusi.

