50-vjeçari i jep fund jetës në litar
Një 50-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij në litar, për arsye që ende nuk dihen, raporton Mediafokus.info
Sipas policisë, dyshohet në vetëvrasje, pasi nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e të ndjerit.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litar në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks.
Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.