511 gjoba për kundërvajtje në trafik

Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan, gjatë periudhës kohore 28.01-03.02.2022, në shtatë komuna e rajonit ka shqiptuar 511 gjoba për kundërvajtje në trafikun rrugor dhe 32 gjoba sipas Ligjit anti COVID -19.

Gjatë javës në zonën e përgjegjësisë DRP Gjilan, NJRKRR ka hetuar:

• 22 aksidente, ka konfiskuar 5-patentë shofer për shkak të tejkalimit në vijë të plotë, ka kontrolluar 36 autobusë dhe ka shqiptuar 16 gjoba për mos bartje të maskave mbrojtëse.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore ka implementuar Planin Operativ “Sezoni Dimëror” dhe ka shqiptuar 27 gjoba ndaj shoferëve të cilët nuk kanë qenë të përgatitur me pajisje dhe goma për ngasje në sezonin dimëror.

NJRKRR gjatë implementimit të Planit Operativ “xhamat e errët – folive” ka shqiptuar 37 gjoba ndaj vozitësve të cilët kanë poseduar foli në xhamat e automjeteve.

Policia e Kosovës me përkushtim vepron dhe punon në dobi të qytetarëve, prandaj çdo bashkëpunim dhe ofrim i informatave për kundërvajtjet që vërehet nga ana e qytetarëve dhe mediave është e çmuar dhe vlerësohet lartë pasi kjo kontribon në parandalim dhe reduktim të aksidenteve, thuhet në njoftimin e policisë.