Një 30-vjeçar humb jetën në aksident

Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Portëz” në aksin rrugor Fier-Patos.

Sipas policisë në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Benz” dhe një kamion, si pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit “Benz”, njoftojnë mediat shqiptare.

“Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me  kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier. Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B”, tha policia.

Ndërkohë është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale.