Dy makina me targa të Kosovës përplasen në rrugën e kombit
Dy persona janë plagosur si pasojë e një aksident në rrugën e kombit. Sipas informacioneve të para thuhet se në aksident u përfshinë dy automjete me targa të Kosovës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, rapporton panorama.com.
Ndërkohë dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin e Rrëshenit, por nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.