65-vjeçari vetëvritet me pushkë gjuetie

Një 65-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë më pushkë gjuetie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Krahës i Sipërm në Memaliaj.

“Më datë 27.01.2021, rreth orës 03:15, në fshatin Krahës i Sipërm, bashkia Memaliaj, në banesën e tij është vetëvrarë me armë gjahu  shtetasi N. M., 65 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e gjahut”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë  të ngjarjes.