564 persona gjobiten për ‘mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’

564 persona nga komunat e rajonit të Gjilanit janë gjobitur për ‘mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë’, ka thënë zëdhënësi i Policisë në Gjilan, togeri Ismet Hashani.

‘Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë, si pasojë e pandemisë Covid-19, për periudhën kohore 12 maj-19 maj 2021, në shtatë komunat e rajonit të Gjilanit ka shqiptuar gjithsej 564 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave’, ka thë Hashani.

Policia i thërret qytetarët që t`i respektojnë me përpikëri masat, në të kundërtën do të ketë konsekuenca ligjore.