57 vjeçari aksidenton për vdekje dy fëmijë të mitur dhe plagos rëndë një të tretë

Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen nr. 15 në Durrës, ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të mitur.

Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Durrësit, i mituri i plagosur është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për shkak të dëmtimeve të shumta në trup.

Ai po merr ndihmë të specializuar mjekësore, ndërsa mjekët vijojnë përpjekjet për stabilizimin e gjendjes së tij.

Ngjarja e rëndë ka tronditur komunitetin lokal, ndërsa rrethanat e aksidentit janë ende nën hetim.

Drejtuesi i automjetit, 57-vjeçari Nikolla Rradaçi, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. /abcnewsalbania