585 persona gjobiten për mosrespektim të masave anti-Covid

Brenda një jave, në shtatë komuna të regjionit të Gjilanit, janë shqiptuar 585 fletëparaqitje për “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë” ndaj personave që nuk e kanë zbatuar ligjin. 

‘Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e Shëndetësisë, si pasojë e pandemisë Covid 19, për periudhën kohore një javore 2 dhjetor – 8 dhjetor 2020, në të gjitha komunat e rajonit të Gjilanit ka shqiptuar 585 fletëparaqitje për mos respektim të këtyre masave’, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës rajonal i policisë.

Në raste të veçanta Policia e Kosovës po ashtu ka asistuar inspektorët sanitarë komunalë në kontrolle të lokaleve hoteliere të cilat janë takuar duke mos i përmbushur masat anti-Covid të Qeverisë së Kosovës.

Policia e Kosovës i thërret qytetarët që t`i respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e Qeverisë, në të kundërtën do të kenë konsekuenca ligjore.