Befason Ronaldo: Messin e kam përzemër

Dy legjendat e futbollit, Messi dhe Ronaldo, nuk shikohen si rivalë mes vete. Cristiano Ronaldo, gjatë një interviste për Moviestar, ka thënë se Messin nuk e shikon si rival.

“Gjithmonë kam pasur raport shumë të mirë dhe të përzemërt me Leon. 12, 13 apo 14 vite kemi qenë së bashku në të njëjtat ceremoni. Asnjëherë nuk e kam parë si rival”.

“Gjithmonë kemi kaluar mirë. Ai mundohet të bëjë më të mirën për ekipin e tij, njësoi si unë për skuadrën që përfaqësoj. Por, e dimë se në futboll kërkohet rivaliteti”, u shpreh Ronaldo.