59-vjeçari kosovar që humbi jetën në Velipojë është polici Hasan Hysenaj
59-vjeçari nga Kosova, i cili u mbyt sot gjatë ditës në Velipojë, është polici Hasan Hysenaj.
Lajmin për vdekjen e Hasan Hysenajt e ka konfirmuar edhe Komuna e Shtimës, ku kanë bërë të ditur se i ndjeri ka qenë zyrtar policor.
‘Me keqardhje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor, Hasan Hysenaj nga fshati Petrovë. Me këtë rast shprehim ngushëllimet të sinqerta familjarëve, të afërmve, kolegëve të punës dhe miqve të tij!
Do ta kujtojmë përherë Hasan Hysenajn, jetën dhe veprën e tij në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës, përkushtimi i pashoq dhe profesionalizmi i lartë, ishin vyrtyt i tij, andaj, kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Përndryshe, për rastin, më herët njoftoi edhe policia shqiptare.
“Rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në kumtesën e Policisë së Shqipërisë.

