Publikohet raporti ditor: Rritet numri i vdekjeve, bie numri i rasteve të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 11 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 1,682 raste pozitive.

Sipas të dhënave nga MSH, gjatë 24 orëve janë shëruar 263 persona, derisa numri i testimeve të kryera është 10,710.

Ndërkohë, numri i rasteve aktive me koronavirus ka arritur në 19,695.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë dhënë 18,776 vaksina kundër COVID-19.

Që nga fillimi i vaksinimit, në Kosovë janë administruar 707,793 doza të vaksinës ndërkohë që 236,405 persona janë vaksinuar me të dy dozat.