590 kosovarë në listë të pritjes për shërim jashtë vendit, pandemia ua pamundësoi
Janë tri shtete me të cilat Republika e Kosovës ka marrëveshje që pacientët t’i dërgojë për shërim jashtë vendit, ku vetëm Turqia ka një numër prej 100 rasteve të cilat ka ofruar t’i trajtojë falas për kosovarët.
Por për shkak të kushteve me pandeminë kjo mundësi nuk do të mund të shfrytëzohet për një kohë të pacaktuar.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Luan Gola ka thënë se në total janë rreth 590 raste në listën e pritjes për tu shëruar jashtë Kosovës.
“Lista e pritjes te situata emergjente kur kërkohet realizohet përmes komisionit, dhe komisioni brenda 72 orëve i adreson për kërkesa, ne arrijmë që ato kërkesa emergjente për 72 orë me i adresu. Totali i listës së pritjes nga viti 2019 që i kemi bartë është rreth 220 raste dhe në vitin 2020 janë rreth 370 raste. Pra totali i listës është rreth 590”, u shpreh Golam, transmeton Telegrafi.

