Kosova hap kufijtë me shtetet e rajonit, hiqet kufizimi i lëvizjes për qytetarët

Kosova nga nesër hap kufijtë dhe ka hequr kufizimin e lëvizjes për qytetarët, raporton Mediafokus.info.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Abdullah Hoti, me anë të një statusi në Facebook.

Statusi i plotë i Hotit:

  1. Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit.
  2. Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratoj “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”.
  3. Do të rekrutojmë 200 specialistë shëndetësorë që do të mbikqyrin zbatimin e masave që dalin nga ky manual.

Vazhdojmë me maturi e respektim të masave për mundjen e plotë të virusit #COVID19, deri në hapje të plotë./Mediafokus.info/