Hiqet kufizimi i lëvizjes, kërkohet rritje e disiplinës nga qytetarët

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për hapjen e plotë të kufirit me Shqipërinë si dhe heqjen e plotë të kufizimit të lëvizjes, por është kërkuar rritje e vetëdisiplinës nga qytetarët.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se nga e hëna do të largohet edhe masa e vetizolimit, e po ashtu do të mundësohet lëvizja e lirë e qytetarëve dhe mallrave, pa kufizim.

“Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF’së të vendosura në pikat kufitare. MSH do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Hiqet kufizimi I lëvizjes deri në orën 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetës dhe të tjerëve. Lehtësimi i masave duhet të shoqërohet me rritje të disiplinës”, tha Zemaj./mediafokus.info