Një muaj paraburgim për 40-vjeçarin që ia preu kokën babait

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për 40-vjeçarin M.R., i cili dyshohet se në gjendje të çrregullimit mendor ia ka prerë me sëpatë kokën babait të tij në Fushë Kosovë.

Gjykata do të lëshojë urdhëresë për ekzaminim psikiatrik për të dyshuarin.

“Për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit M.R. Gjykata ka vlerësuar se masa e paraburgimit është mase adekuate për zhvillimin e papenguar në këtë çështje penale, se po të gjendet në liri i pandehuri M.R mund të përsëris veprën penale, pasi që i pandehuri duke qenë në gjendje të paaftësisë mendore me datë 20.07.2020, rreth orës 17:30, në Fushë Kosovë, në shtëpinë e tij e ka privuar nga jeta babain e tij, duke e goditur të ndjerin me sëpatë në kokë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës.