6 luanë dhe 3 tigra në kopshtin zoologjik të Uashingtonit rezultuan me Covid-19

Gjashtë luanë dhe tre tigra në kopshtin zoologjik të Uashingtonit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe po trajtohen për simptomat e tyre, thanë zyrtarët e objektit të premten.

“Fundjavën e kaluar, rojet vunë re ulje të oreksit, kollitje, teshtitje dhe letargji” në gjashtë luanë afrikanë, një tigër sumatran dhe dy tigra siberianë që rezultuan pozitivë për Covid -19 në testet paraprake, tha kopshti zoologjik në një deklaratë.

Rezultatet e testeve konfirmuese priten në ditët në vijim, tha objekti në fjalë. Kafshët e infektuara trajtohen me ilaçe anti-inflamatore dhe antibiotikë kundër rrezikut të pneumonisë.