6 të vdekur nga Covid brenda 24 orëve

Në 24 orët e fundit në kanë humbur jetën 6 qytetarë si pasojë e koronavirusit.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njofton se nga 3273 testime të kryera, janë regjistruar 725 raste të reja.

Në të gjithë territorin, aktualisht janë 7834 pacientë aktivë me COVID-19.

157 pacientë janë të shtruar në spitalet COVID ku 14 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Janë shëruar 602 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 174,849 që nga fillimi i epidemisë.