Digjen njësorët e rrymës në një banesë në Prishtinë (VIDEO)

Sonte në një objekt banesor janë djegur njësorët e rrymës në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se incidenti ka ndodhur rreth orës 19:30.

“Sot rreth orës 19:30, është pranuar informata për një incident zjarri ( janë djegur njësorët e rrymës) në një objekt banesor në rrugën “Dëshmorët e kombit” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët e kanë arritur të lokalizojnë zjarrin. Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Më poshtë keni videon nga vendi i ngjarjes.