60-vjeçari hidhet nga ura dhe i jep fund jetës

Një 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura. Viktima sipas policisë, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ndërhyrja e policisë dhe banorëve të zonën ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga shtrati i lumit.

Njoftimi i policisë:

Njoftohemi se rreth orës 09:30, në hyrje të qytetit të Përmetit, është hedhur nga ura shtetasi S. D., 60 vjeç, banues në Piskovë, Përmet, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me banorët e zonës, bënë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. D., nga shtrati i lumit. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.