63 gra humbën jetën nga bashkëshortët e tyre në Kosovë

Një tjetër grua u vra në Kosovë nga bashkëshorti në Gjilan. Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i vdekur edhe vëllai i saj, ndërsa xhaxhai i viktimës u plagos rëndë.

Kjo tragjedi rikthen në vëmendje dhunën ndaj grave dhe përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e vrasjeve.

Sipas të dhënave të përmendura për vrasjet e grave në Kosovë, kjo është gruaja e 63-të e vrarë nga bashkëshorti që nga viti 2010.

Të dhënat tregojnë se gratë e moshës 30-40 vjeç përbëjnë grupin me numrin më të madh si viktima të dhunës në familje.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës në raportin 6-mujor të këtij viti, 1335 raste kanë raportuar dhunë në familje./RTK