64-vjeçari që u gjet i vdekur në motel, ishte i shoqëruar nga një vajzë

Një 64-vjeçar u gjet i vdekur në një motel në Prizren. Gazeta Sinjali mëson se viktima (1957) ishte i shoqëruar nga një vajzë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, tha për Sinjalin se tani i ndjeri kishte shkuar në motel i shoqëruar nga një vajzë.

“Në momentin kur ka shkuar emergjenca ka qenë vetëm, por më herët ka qenë në shoqërinë e një vajze”, tha ai.

Osmanollaj tha se nga hetimet e para nuk ka ndonjë dyshim se ndaj 64-vjeçarit është përdorur dhunë ose diçka e tillë.

Për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes së tij, prokurori ka urdhëruar që trupi i të moshuarit të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. (foto arkiv)