Korça: PDK, bisht i LVV’së në Kuvend

U thirr seancë e jashtëzakonshme. Por, pati edhe një aspekt të jashtëzakonshëm aty. Përplasjet e ashpra mes pozitës dhe opozitës. Dikush e cilësoi si seancën më të nxehtë në këtë mandat dy vjeçar.

Por, as pas përfundimit, ‘thumbimet’ nuk po ndalen. Drejtori i Shërbimeve Publike në Gjilan, Naser Korça, thotë se Lëvizja Vetëvendosje po manipulon faktet në këtë aspekt.

“Vetëvendosja sot përmes manipulimit të fakteve dhe dokumenteve, thirri seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lokacionin e ri të varrezave të qytetit të miratuara vite më parë. Por, në vitin 2018, Kryeministri Ramush Haradinaj e jetësoi me një vendim qeverie në favor të Komunes së Gjilanit”, ka shkruar Korça para pak çastesh, në profilin e tij në Facebook.

Madje, Korça ka theksuar se një pjesë e PDK’së është bërë bisht i LVV’së në Kuvend.

“VV-ja arriti që jo vetëm anëtaret e saj të Kuvendit t’i manipulojë, por edhe një pjesë të mirë të opozitës nga PDK-ja (bisht i VV-së në KK Gjilan) për interesa të ngushta PERSONALE të një anëtari të Kuvendit nga VV, të mundohet që kundërligjshëm të bëj pengesa në realizimin e këtij projekti madhor për qytetaret e Gjilanit”, ka shkruar Korça.

“Vetëvendosje tjetër thoë e krejt tjetër bënë. Tek ata, interesi personal dhe nepotizmi janë më të shprehura se në cilin do subjekt tjetër politik. Ndërsa, PDK-ja në Gjilan shumë shpejtë do të mbetet jo vetëm bishti i VV se, por edhe turpi i tyre. Vazhdojmë me projekte madhore në të mirë të qytetarëve të gjalle (por edhe të vdekurve) të Gjilanit”, përfundon statusi i Naser Korçës.