640 afganë “të paketuar” në avionin e lirisë
Kjo foto tregon pamjet brenda avionit ushtarak amerikan, të mbushur me qindra afganë që kërkojnë të largohen nga vendi, për t’i shpëtuar regjimit të talebanëve.
Sipas “Defense One”, përcjellë A2CNN, në avion ishin të paktën 640 afganë, edhe pse avioni është llogaritur të mbajë të paktën 150 ushtarë dhe 77 mijë kg në total.
Deri tani raportohet se nga Kabuli janë larguar dy avionë të tillë, C-17, pasi operacioni i evakuimit u ndërpre për shkak të dyndjes së madhe të njerëzve.
Një ditë më parë u publikuan pamje dramatike nga jashtë avionit, ku dukeshin turma njerëzish që vraponin për “të zënë një vend”, ndërsa u raportua edhe për disa viktima, të paktën 2 prej të cilëve ranë nga avioni në fluturim.

