Shqipëria e mbushur me turistë, përgjysmë më pak raste me Covid se Kosova

Si me numër të vdekjeve, ashtu edhe me të infektuar, Shqipëria ka përgjysmë më pak raste se Kosova. 

Derisa në Shqipëri, që ka numër më të madh të banorëve, po edhe shumë turistë në këtë periudhë, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy vdekje dhe 451 raste të reja me Covid, në Kosovë sot janë raportuar 5 të vdekur dhe 1.765 të infektuar.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar dy viktima dhe 451 raste të reja me Covid-19, një rritje e ndjeshme e krahasuar me dje, kur ishin shënuar 200 raste të reja.