Buzëqeshja e Lutfi Hazirit: Asnjë rast pozitiv me Covid-19 n’Gjilan

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka postuar një foto në Facebook, duke buzëqeshur, derisa ka njoftuar se nuk ka asnjë rast të ri me Covid-19 në këtë komunë, shkruan Mediafokus.info.

“#Dita47. Lajmi i mirë është për Gjilanin. Nuk e kemi asnjë rast të ri pozitiv me #COVID19, derisa i kemi pesë të shëruar plotësisht. Vazhdojmë me zbatimin e masave në mënyrë strikte, për të arritur në pikën zero të infeksionit. Durim edhe pak ditë. #rriNshpi”, ka shkruar Haziri.

Ndryshe, të martën janë testuar 87 gjilanas dhe që të gjithë dolën negativë në Covid-19./Mediafokus.info/