Haliti viziton tendën për triazhimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara me Koronavirus në Viti

Vitia është njëra nga tri komunat më të prekura deri më tani me koronavirus. Tre nga pesë pacientët që rezultuan pozitiv, janë nga e njëjta familje në fshatin Stubëll.

Brenda kësaj familje, dyshohet se mund të ketë edhe persona të tjerë. Raportohet për tre fëmijë të ngujuar në shtëpi brenda kësaj familje.

Lajmi i fundit është se një ekip mjekësot është nisur drejt Stubllës, pasiqë dikush nga banorët ka telefonuar dhe ka treguar për gjendjen e tre personave të ngujuar.

Ndërkohë në Viti është ngritur një tendë për tirazhimin dhe identifikimin e rasteve të dyshuara.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejori Basri Aliu, kanë vizituar sot stafin mjekësor në këtë tendë pranë objektit të emergjencës në Viti.

Me këtë rast Haliti i ka thënë stafit mjekësor në Viti se ata e kanë mbështetjen e fuqishme të komunës, duke potencuar se do të kalojnë bashkërisht këtë situatë.

Përndryshe Komuna e Vitisë është vendosur në karantinë më vendim të nivelit qendror./mediafokus.info