Makina përplas për vdekje këmbësorin, shoferi largohet nga vendngjarja

Një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet, sot rreth orës 17:35 në rrugën Fushë Krujë-Tapizë.

Sipas policisë, një makinë “Benz” përplasi këmbësorin, i cili për pasojë ndërroi jetë. Ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Me datë 31.10.2021, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, një mjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thotë policia.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.