69-vjeçari që u hodh nga ballkoni i spitalit, ndërroi jetë sot në mëngjes
Një 69-vjeçar me Covid-19, i cili u hodh dje nga ballkoni i spitalit, ndërroi jetë sot herët në mëngjes. Rasti që tronditi opinionin publik ndodhi mesditën e djeshme.
I shtruar vetëm një ditë më parë në spital, 69-vjeçari Reshat Grembi nga Fieri ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, duke u hedhur nga ballkoni i spitalit.
Vajza e tij, Esmeralda Kane, tha gjatë një interviste se babai i saj kishte vetem temperaturë. Ajo tregon se pasi e sollen në Tiranë e kanë lënë në korriduar dhe pa mjekime.
“Baba im nuk ka pasur asnjë simptomë përpara, por vetëm thjesht tri ditë me temperaturë, e sollëm nga Fieri deri këtu. Ka ndenjur në korridor nga 08:30-15:30 pasdite dhe pa mjekim” tha vajza.
Ndërsa kushëriri i tij, u shpreh per gazetarët se vetëm ditën e djeshme e ka marrë vesh që ai ka qenë i infektuar me koronavirus.
“Nuk e dimë çfarë i bëjnë atje doktorët, çfarë medikamenti ju japin, se ai kështu ishte në rregull”, thotë Grëmbi, ndërsa tregon se Grëmbi nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor të mëparshëm, raportojnë mediat shqiptare.

