Lëndohet rëndë në vendin e punës, arrestohet pronari dhe mbikëqyrësi i kompanisë

Një punëtor është lënduar në vendin e tij të punës në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, raporton policia, shkruan Mediafokus.info.

Sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pronarin dhe mbikëqyrësin e firmës.

“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 26.02.2021 – 12:40. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që aksidentalisht ishte lënduar në vendin e tij të punës. Viktima është dërgua në QKUK dhe sipas mjekut, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Është arrestuar pronari dhe mbikëqyrësi i firmës të dyshuarit meshkuj kosovar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “